Gotowa bibliografia na temat „Akademia e Shkencave e Shqipërisë”

Utwórz poprawne odniesienie w stylach APA, MLA, Chicago, Harvard i wielu innych

Wybierz rodzaj źródła:

Zobacz listy aktualnych artykułów, książek, rozpraw, streszczeń i innych źródeł naukowych na temat „Akademia e Shkencave e Shqipërisë”.

Przycisk „Dodaj do bibliografii” jest dostępny obok każdej pracy w bibliografii. Użyj go – a my automatycznie utworzymy odniesienie bibliograficzne do wybranej pracy w stylu cytowania, którego potrzebujesz: APA, MLA, Harvard, Chicago, Vancouver itp.

Możesz również pobrać pełny tekst publikacji naukowej w formacie „.pdf” i przeczytać adnotację do pracy online, jeśli odpowiednie parametry są dostępne w metadanych.

Artykuły w czasopismach na temat "Akademia e Shkencave e Shqipërisë"

1

Sinani, Shaban. "Vepra e Shaban Demirajt për historinë e gjuhës dhe prejardhjen e Shqiptarëve". Studime Filologjike, nr 3-4 (29.05.2023): 227–30. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.1006.

Pełny tekst źródła
Streszczenie:
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në nderim të figurës dhe veprës së akademikut Shaban Demiraj, në 100-vjetorin e tij së lindjes, zhvilloi më datë 30 shtator 2020 konferencën shkencore “Vepra e Shaban Demirajt për historinë e gjuhës dhe prejardhjen e shqiptarëve”. Kjo konferencë u përshëndet fillimisht nga Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi dhe në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga akad. Rexhep Ismajli, ish-kryetar i saj. Një përshëndetje e veçantë iu drejtua të pranishmëve nga Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës prof. dr. Roland Zisi, i cili u përqendrua kryesisht në lidhjet dhe vlerësimet e qytetit të vendlindjes për akademikun Shaban Demiraj.
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
2

Paci, Evalda. "Dramaturgu Etëhem Haxhiademi në fokusin e trajtimeve letrare e gjuhësore". Studime Filologjike, nr 1-2 (1.06.2023): 173–74. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v75i1-2.1102.

Pełny tekst źródła
Streszczenie:
Me datën 25 qershor 2021, Departamenti i Studimeve Letrare i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë (Akademia e Studimeve Albanologjike), në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizoi konferencën mbarëkombëtare me temë qendrore “Dramaturgu Etëhem Haxhiademi në fokusin e trajtimeve letrare e gjuhësore”, mbajtur në sallën “Aleks Buda”, pranë Akademisë së Shkencave, Tiranë. Konferenca u hap me fjalën përshëndetëse të mbajtur nga prof. dr. Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, në të cilën u nënvizua rëndësia e mbajtjes së kësaj konference shkencore me objektivin e nxjerrjes në dritë të një sërë kontributesh të dramaturgut, poetit dhe përkthyesit Etëhem Haxhiademi (1902-1965), veprat e të cilit u ekspozuan dhe në një variant ribotimi të përgatitur mjeshtërisht nga Botimet Poeteka.
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
3

Omari, Anila. "Rexhep Ismajli, drejtshkrimet e Shqipes, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2021". Studime Filologjike, nr 1-2 (1.06.2023): 163–68. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v75i1-2.1100.

Pełny tekst źródła
Streszczenie:
Në vitin jubilar të sanksionimit të drejtshkrimit aktual të shqipes, Akademia e Shkencave i bën dhuratë publikut të interesuar librin e prof. Rexhep Ismajlit ‘Drejtshkrimet e shqipes’, një libër që po mungonte prej kohësh në Kosovë që nga botimi i parë i vitit 2005, ndërsa në Shqipëri thuajse nuk kishte qarkulluar, përveç se në pak duar specialistësh. Libri është një pasqyrë e përpjekjeve më se njëshekullore të intelektualëve, filologëve e sidomos gjuhëtarëve më të shquar shqiptarë për të njësuar gjuhën shqipe e për t’i dhënë asaj një drejtshkrim të përshtatshëm. Ai përshkruan rrugën e vështirë përmes së cilës kaluan punëtorët e planifikimit gjuhësor të shqipes, pengesat dhe kontradiktat që përmbante një proces i tillë kur synohej të krijohej një gjuhë e vetme letrare e përbashkët për të gjithë shqiptarët, në kushtet specifike të shqipes me dy variantet kryesore të saj që për një kohë të gjatë kishin ecur secili në drejtimin e vet dhe kishin krijuar variantet përkatëse letrare. Autori paraqet në mënyrë objektive por edhe me vështrim kritik etapat e veçanta të planifikimit gjuhësor të shqipes përmes analizës së mendimeve e pikëpamjeve të secilit nga aktorët kryesorë të këtij procesi, për të vlerësuar në fund të fundit pozitivisht punën e madhe dhe energjinë e shpenzuar nga breza të tërë studiuesish për të arritur në gjendjen e sotme të zhvillimit të gjuhës letrare shqipe.
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
4

Bruci, Merita. "Franqisk A. Santori dhe trashëgimia gjuhësore e letrare e shqiptarëve". Studime Filologjike, nr 3-4 (17.12.2023): 293–96. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3169.

Pełny tekst źródła
Streszczenie:
Më datë 20 dhjetor 2019, në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, zhvilloi punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare Franqisk A. Santori dhe trashëgimia gjuhësore e letrare e shqiptarëve. Kjo konference u organizua me rastin e një përvjetori të rëndësishëm, 200 vjetorit të lindjes së shkrimtarit arbëresh dhe ishte pjesë e Ditëve të Albanologjisë 2019, aktivitete këto që mbyllin vitin studimor të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe më gjerë të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë mbajti fjalën e hapjes dhe paraqiti përshëndetjet e rastit. Merita Bruci (Akademia e Studimeve Albanologjike), në referatin e saj F. A. Santori mes njohjes dhe mosnjohjes, theksoi faktin se Santori pati fatin e keq të mos i gëzohej botimit të veprave të tij të cilat mbetën kryesisht të pabotuara apo me shmangie nga origjinalet dorëshkrim. Vetëm vitet e fundit vëmendja e filologëve është kthyer drejt kontributit të jashtëzakonshëm të Santorit në fushën e shkrimit shqip.
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
5

Rugova, Bardh. "Gramatikë historike e gjuhës shqipe e Akademik Kolec Topallit u përurua në Prishtinë". Studime Filologjike, nr 3-4 (4.01.2024): 228–29. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3356.

Pełny tekst źródła
Streszczenie:
Vepra “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” e akademik Kolec Topallit është përuruar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në Prishtinë, më 8 shtator 2012, duke marrë vlerësimet e disa prej autoriteteve kryesore të gjuhësisë shqiptare. Për veprën e akademik Topallit kanë folur akademikët Rexhep Ismajli e Besim Bokshi, profesorët Seit Mansaku, Imri Badallaj dhe Bardh Rugova. Veprën e akademik Topallit e ka vlerësuar me një fjalë rasti edhe akademik Idriz Ajeti. Prezantimi është organizuar si aktivitet i përbashkët i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kryetarët e dy Akademive, përkatësisht, akademik Hivzi Islami dhe akademik Gudar Beqiraj, kanë çmuar se prezentimi i veprës së Kolec Topallit është një aktivitet i veçantë.
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
6

Paci, Evalda. "Tryezë shkencore “Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: Ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij”". Studime Filologjike, nr 1-2 (5.12.2023): 170–71. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3081.

Pełny tekst źródła
Streszczenie:
Më datën 27 prill 2022, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve Letrare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA), organizoi tryezën shkencore me temë ”Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij”. Në tryezën e mbajtur në kuadër të 120-vjetorit të lindjes së autorit, dramaturgut, përpiluesit e shqipëruesit Etëhem Haxhiademi, të drejtuar nga prof. as. dr. Evalda Paci dhe dr.Arian Leka, u shtruan për diskutim një sërë çështjesh, që prireshin ndaj nënvizimit të aspekteve themelore të shkrimtarisë së autorit, të rendit kronologjik e stilografik të përvijimit të tyre, të dimensioneve themelore që receptohen në veprat e tij, si dhe në vendin që i përket këtij të fundit në sistemin letrar të periudhës në të cilën zhvilloi veprimtarinë e tij krijuese. Kultivues i një sërë modelesh gjinore, autor përpilimesh të veçanta për nga ndërtimi dhe brendia, njohës i mirë i traditës letrare e socioletrare të kulturës antike, Haxhiademi rivjen dhe në vëmendjen e studiuesve që u bënë pjesë e kësaj tryeze, duke shtruar dhe paraqitur për diskutim tematikat e sipërcituara.
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
7

Paci, Evalda. "Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli I iluminizmit në ballkan, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2018". Studime Filologjike, nr 3-4 (29.05.2023): 219–26. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.1005.

Pełny tekst źródła
Streszczenie:
Në rrethana të mbajtjes së një tubimi shkencor të një rëndësie të veçantë, që në të vërtetë përbënte një kambanë përkujtimore dhe nxitëse ndaj një periudhe dhe një mozaiku të mirëfilltë personalitetesh të lidhura me të, i gëzohemi faktit që disponojmë të konkretizuara e të përfunduara në përmasa të botimit aktet përkatëse të një kuvendi që përbashkoi studiues, akademikë të nderuar e përfaqësues bërthamash të konsoliduara institucionale, të cilët rikonfirmuan me praninë dhe kontributin përkatës një bashkëpunim të hershëm mes njësive kërkimore shkencore që objekt të mirëfilltë kanë dijen e albanologjisë. Në kushte të disponimit të akteve të kumtimeve në këtë konferencë të rëndësishme shkencore, reflektimet mbi frytet e një pune që u kurorëzua me sukses falë organizimit të arrirë dhe pjesëmarrjes së studiuesve që me Voskopojën kanë të lidhura interesa kërkimore dhe projekte pune të mirëfilltë, duhen vënë në dukje një sërë çështjesh: bashkërendimi i rezultateve të punës shumëvjeçare në fushë të historisë së periudhës së lulëzimit të Voskopojës, evidentimi i monumenteve përkatëse të kulturës dhe i kujtesës historike që jeton përmes tyre, rëndësia e transmetimit të një konteksti të tillë kulturor e historik në tekste e manuale që edukojnë me vetëdijen ndaj një pasurie të tillë për dijen tonë të albanologjisë, përfshirja në një traditë zhvillimesh kulturore që do të shënonin Evropën dhe mbarë qytetërimin e saj, veçanësi në tipare e dukuri që plotësojnë profilin e këtij objekti studimi.
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
8

Omari, Anila. "Dhori Qirjazi, "Bleta Shqyptare", botim anastatik me një studim hyrës". Studime Filologjike, nr 3-4 (1.06.2023): 161–66. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v75i3-4.1109.

Pełny tekst źródła
Streszczenie:
Në 200-vjetorin e lindjes së Thimi Mitkos Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka botuar në dy vëllime librin Thimi Mitko (18820-1890) “Bleta shqiptare, shkrime të tjera dhe dokumente”, përgatitur nga Dhori Q. Qirjazi, Tiranë, 2020. Prof. Dhori Qirjazi prej vitesh i ka hyrë studimit të thelluar të veprimtarisë mbledhëse e krijuese të rilindasit të shquar Thimi Mitko, nëpërmjet shqyrtimit të dokumenteve në fondet e dedikuara të Arkivit të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë dhe të Arkivit Qendror të Shtetit, të sjella në Shqipëri në mesin e viteve ’80 nga prof. Jorgo Bulo. Ky fond i pasur me dorëshkrime, i ruajtur nga pasardhësit e Mitkos në Aleksandri të Egjiptit, është një thesar i vërtetë për të hedhur dritë e për të plotësuar zbrazëtitë mbi veprimtarinë letrare të panjohur të Thimi Mitkos. Mbas një pune disavjeçare prof. Qirjazi nxori në dritë botimin e dorëshkrimit të Fjalorit shqip-greqisht e greqisht-shqip bashkë me ndihmesa të tjera leksikografike të Mitkos, duke kryer punën e imtë përgatitore të botimit të 5 mijë skedave me dorëshkrime si dhe një studim hyrës për historikun e parateksteve. Shënojmë që prof. Dhori Qirjazi është studiuesi i rrallë, në mos i vetmi albanolog në kohën e sotme, i cili ka përgatitjen dhe formimin e duhur gjuhësor e filologjik për t’u marrë me studimin, transkriptimin, përkthimin dhe përgatitjen për botim të një vepre si ajo e Mitkos, e shkruar me alfabetin grek dhe pjesërisht e shkruar në gjuhën greke.
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
9

Sula, Oriola. "Monografia “Banesat shqiptare me qoshk” e Prof. Dr. Emin Riza – Dëshmi e zhvillimit të arkitekturës shqiptare". Univers 21, nr 21 (15.04.2020): 280–82. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v21i21.1317.

Pełny tekst źródła
Streszczenie:
Prof. Dr. Emin Riza është një ndër emrat më të shquar të restauruesve shqiptarë dhe njohës i mirë i monumenteve kulturore në Shqipëri. Me një eksperiencë të gjatë pune në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, apo si specialist restaurues në Institutin e Monumenteve të Kulturës, fitoi një përvojë të madhe në fushën e ndërtimeve të vjetra, gjë që i shërbeu edhe për realizimin e 18 monografive. Duke qenë për disa vite kryeredaktor i revistës “Studia Albanica” dhe “Monumentet”, botoi edhe një sërë artikujsh në këto dy revista. Akademiku Emin Riza njihet si nismëtar dhe pjesë e grupit të punës së Ligjit “Për trashëgiminë kulturore” dhe kryesues i grupit të punës që përgatitën dosjen e Gjirokastrës dhe Beratit për në UNESKO, si pasuri botërore. Ka marrë vlerësime të shumta, mes të cilëve edhe “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës dhe i Beratit. Monografia e tij me titull “Banesa shqiptare me qoshk”, botuar në fund të vitit 2018, nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, përbën një studim që përmbush nevojën e trajtimit të veçantë të kësaj lloj banese, për të shtjelluar më gjerësisht vlerat kompozicionale të elementeve arkitekturore, strukturave teknike, materialeve ndërtimore etj. Prof. Dr. Emin Riza mbetet mjaft aktiv edhe në ditët e sotme, për kontributin e tij të madh në misionin e ruajtjes së monumenteve të kulturës dhe banesave të vjetra, si pjesë e pandarë e trashëgimisë sonë materiale. Këtë shqetësim ai e ngre edhe në këtë libër, ku thekson: “Ndërtimet e kultit apo kalatë mbrojtëse përgjithësisht ruhen në rrjedhën e kohës për funksionin që ato kryenin dikur, ndërsa banesat popullore, pavarësisht rëndësisë së tyre, janë pre’ e natyrshme e zhvillimeve jetësore dhe e ndryshimeve, prandaj mbrojtja dhe ruajtja e tyre është e një rëndësie të veçantë”. Autori e konsideron monografinë “Banesa popullore shqiptare me qoshk”, si përmbyllje të veprimtarisë së tij 55-vjeçare të pandërprerë vlerësuese të ndërtesave në hapësirat e Shqipërisë dhe Kosovës.
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
10

Paci, Evalda. "Pjetër Bogdani: Cuneus Prophetarum (Çeta e Profetëve), botim kritik me një studim hyrës, transkriptim e shënime përgatitur nga Anila Omari, (botim i dytë i përmirësuar), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2015." Studime Filologjike, nr 3-4 (17.12.2023): 275–84. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3167.

Pełny tekst źródła
Streszczenie:
Leximi i mirëfilltë i veprave të letërsisë së vjetër shqipe dhe më tej trajtimet që bëjnë të mundur thellimin e mjaft pistave të hulumtimit si brendësimi përmbajtjesor i tyre, gjurmimi me themel i disa nënsistemeve kryesisht gjuhësore që evidentohen në tekstet përkatëse, shpjegimet e mundshme të sistemit ortografik dhe të kuptimeve të fjalëve që dhe sot e kësaj dite përbëjnë çelësa interpretimi për kohën dhe kontekstin gjegjës, bëhen të mundur së pari nga njohja e mirë e çdonjërit prej ekzemplarëve të botuar që e përfaqësojnë këtë letërsi, por mbi të gjitha nga disponimi në format të botimit kritik e filologjik të vetë veprës apo dhe të varianteve gjegjëse, nëse kjo e fundit ka pasur raste të ribotimit. Një panoramë të tillë, me interes për kohën, por dhe për studiuesit e periudhave të mëvona e përvijojnë si përfaqësues autorë të përveçëm që shënuan me sprovat e tyre një periudhë të veçantë për nga uniciteti i veprave që panë pikërisht në shekujt gjegjës dritën e botimit. Sprovat për t‟i njohur më nga afër të tilla vepra dhe studimet që janë kryer mbi historikun e lëvrimit të shkrimit shqip përmes një letërsie të mbiquajtur kishtare, ekleziastike, apo dhe ungjillore janë kulmuar më së miri nga realizimi i botimeve kritike e filologjike që bëjnë të mundur dhe sot e kësaj dite të mund të përvijohen hulumtime më konkrete mbi përmbajtjen e tyre.
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.

Książki na temat "Akademia e Shkencave e Shqipërisë"

1

Gjinushi, Skënder. Në ndjekje të pandemisë: Veprimtaria e Akademisë së Shkencave gjatë periudhës së pandemisë dhe mbylljes. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2020.

Znajdź pełny tekst źródła
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
2

Guri, Shazie. Bibliografi e botimeve të Akademisë së Shkencave. Tiranë: Shkenca, 2001.

Znajdź pełny tekst źródła
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
3

Pellerano, Achille. Strumenti musicali cordofoni della cultura popolare albanese: La collezione dell'Istituto della cultura popolare di Tirana = Veglat muzikore kordofone të kulturës popullore shqiptare : koleksioni i Institutit të kulturës popullore. Foggia: C. Grenzi, 2008.

Znajdź pełny tekst źródła
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
4

Museo nazionale della montagna "Duca degli Abruzzi". Argjënd: Maestri argentieri in Albania e Kosovo. Torino: Museo nazionale della montagna "Duca degli Abruzzi", 2000.

Znajdź pełny tekst źródła
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
5

Dhomi, Rauf. Artistët Akademikë: 6 artistë figurativë, anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës = 6 fine arts artists, members of the Kosova Academy of Sciences and Arts. Prishtinë: [publisher not identified], 2005.

Znajdź pełny tekst źródła
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
6

umetnostite, Makedonska akademija na naukite i. Obraḱanje: Po povod "Platformata za rešavanje na albanskoto nacionalno prašanje" na Akademijata na naukite na Albanija = Address on the occasion of the publication of the "Platform on the Resolution of the Albanian national question" by the Albanian academy of sciences. Apel za mir = Appeal for peace. Skopje: MANU, 1999.

Znajdź pełny tekst źródła
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
7

Makedonska akademija na naukite i umetnostite i Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, red. Poeti i razkažuvači akademici: Antologija na poeti i raskažuvači na Akademijata na naukite i umetnostite na Kosovo. Skopje: Makedonska akademija na naukite i umetnostite, 2017.

Znajdź pełny tekst źródła
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
8

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. 40 vjet të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës: 40 years of the Kosova Academy of Sciences and Arts. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, 2015.

Znajdź pełny tekst źródła
Style APA, Harvard, Vancouver, ISO itp.
Oferujemy zniżki na wszystkie plany premium dla autorów, których prace zostały uwzględnione w tematycznych zestawieniach literatury. Skontaktuj się z nami, aby uzyskać unikalny kod promocyjny!

Do bibliografii