Journal articles on the topic 'Rilindja Kombëtare Shqiptare'

To see the other types of publications on this topic, follow the link: Rilindja Kombëtare Shqiptare.

Create a spot-on reference in APA, MLA, Chicago, Harvard, and other styles

Select a source type:

Consult the top 26 journal articles for your research on the topic 'Rilindja Kombëtare Shqiptare.'

Next to every source in the list of references, there is an 'Add to bibliography' button. Press on it, and we will generate automatically the bibliographic reference to the chosen work in the citation style you need: APA, MLA, Harvard, Chicago, Vancouver, etc.

You can also download the full text of the academic publication as pdf and read online its abstract whenever available in the metadata.

Browse journal articles on a wide variety of disciplines and organise your bibliography correctly.

1

Muhaj, Dr Ardian. "Abdulhamit Kirmizi, Ferid Pashë Vlora - Një jetë shtet." Univers 22, no. 22 (November 6, 2021): 274–78. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v22i22.704.

Full text
Abstract:
Libri i historianit turk Abdulhamit Kirmizi, mbi jetën dhe veprën e Ferid pashë Vlorës, është një vepër shkencore e klasit të parë dhe njëkohësisht tregimi më i detajuar dhe më i rëndësishëm i shkruar deri më sot për këtë figurë me përmasa dhe rëndësi në Shqipëri, Evropë dhe botë. Nëpër faqet e librit voluminoz, autori na shoqëron me mjeshtëri në madhështinë dhe peripecitë e jetës së një prej figurave më të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e njohur tradicionalisht si Rilindja Kombëtare. Në këtë prezantim, autori duket qartë se është i njohur jo vetëm me historinë e shqiptarëve në këtë periudhë, por edhe me historinë e familjes Vlora, pasi ky është studimi i tij i dytë madhor mbi historinë e këtij oxhaku të shquar, pas tij botimit të tij në turqisht.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
2

Naqellari, Peçi. "Normalja e Elbasanit dhe mjedisi universitar." Revista Albanon 2, no. 4 (May 22, 2020): 24–29. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v2i4.17.

Full text
Abstract:
Hapja 110 vjet më parë e shkollës së parë të mësuesisë në Shqipëri, të cilën të gjithë edhe në histori, por edhe sot e njohim me emrin Normalja e Elbasanit, është një prej ngjarjeve çelës, etapë e pashmangshme në kalendarin e zhvillimit historik dhe kulturor të popullit shqiptar. Shkolla Normale për disa dekada u shndërrua në një institucion, ku mësuesit përgatiteshin si mësimdhënës të brumosur me idealet e atdhetarisë e shqiptarizmës, me dijet dhe frymën që vinte nga Rilindja Kombëtare, me njohjen dhe zbatimin e shumë prej teorive bashkëkohore evropiane në fushën e pedagogjisë, psikologjisë e shkencave të zbatuara. Normalja si institucion vendosi themelet në disa drejtime të dijes e mendimit shkencor shqiptar. Si institucion u shndërrua në qendër të kultivimit e zhvillimit pedagogjik shqiptar. U hartuan dhe u zbatuan plane, programe e tekste mësimore të përshtatura me kërkesat e kohës. Gjithashtu, ajo u shndërrua në një qendër të eksperimentimit e përvijimit të shkencave të zbatuara. Nëpërmjet botimeve të ndryshme u publikuan dijet, kërkimet dhe arritjet në fusha të ndryshme, të cilat u bënë një shtysë e parë për studiuesit e rinj në shumë fusha të shkencës shqiptare. Janë këto vlera që na bëjnë të pohojmë me krenari se Normalja me veprimtarinë e saj pedagogjike dhe shkencore për nivelet e arritura, fiton statusin e merituar të Universitetit të parë të përgatitjes së mësuesve në Shqipëri.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
3

NAQELLARI, Peçi. "Normalja e Elbasanit dhe mjedisi universitar." Revista Albanon 4, no. 4 (March 3, 2020): 24–29. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v4i4.95.

Full text
Abstract:
Hapja 110 vjet më parë e shkollës së parë të mësuesisë në Shqipëri, të cilën të gjithë edhe në histori, por edhe sot e njohim me emrin Normalja e Elbasanit, është një prej ngjarjeve çelës, etapë e pashmangshme në kalendarin e zhvillimit historik dhe kulturor të popullit shqiptar. Shkolla Normale për disa dekada u shndërrua në një institucion, ku mësuesit përgatiteshin si mësimdhënës të brumosur me idealet e atdhetarisë e shqiptarizmës, me dijet dhe frymën që vinte nga Rilindja Kombëtare, me njohjen dhe zbatimin e shumë prej teorive bashkëkohore evropiane në fushën e pedagogjisë, psikologjisë e shkencave të zbatuara. Normalja si institucion vendosi themelet në disa drejtime të dijes e mendimit shkencor shqiptar. Si institucion u shndërrua në qendër të kultivimit e zhvillimit pedagogjik shqiptar. U hartuan dhe u zbatuan plane, programe e tekste mësimore të përshtatura me kërkesat e kohës. Gjithashtu, ajo u shndërrua në një qendër të eksperimentimit e përvijimit të shkencave të zbatuara. Nëpërmjet botimeve të ndryshme u publikuan dijet, kërkimet dhe arritjet në fusha të ndryshme, të cilat u bënë një shtysë e parë për studiuesit e rinj në shumë fusha të shkencës shqiptare. Janë këto vlera që na bëjnë të pohojmë me krenari se Normalja me veprimtarinë e saj pedagogjike dhe shkencore për nivelet e arritura, fiton statusin e merituar të Universitetit të parë të përgatitjes së mësuesve në Shqipëri.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
4

Sulejmani, Prof Dr As Shaban, and Dr Rahim Jashari. "Lidhja Shqiptare e Prizrenit, faktor i zhvillimit kulturor dhe arsimor." Univers 20, no. 20 (May 20, 2019): 44–58. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v20i20.2576.

Full text
Abstract:
Shekulli XIX shënon për shqiptarët e të gjitha trevave një epokë të re, atë të Rilindjes Kombëtare, të lëvizjes për emancipimin e tyre ekonomik, politik dhe kulturor, për çlirimin nga osmanët dhe për bashkimin në një shtet të vetëm kombëtar. Fillimi i kësaj periudhe përkon me atë të Tanzimatit, kur Perandoria Osmane nisi të zbatonte një varg reformash, që synonin të forconin pushtetin e centralizuar osman, të cilat u shoqëruan me ngritjen e një aparati burokratik, me nëpunës turq, me shtimin e arbitraritetit të tyre në vjeljen e taksave dhe me vendosjen e shërbimit të detyruar ushtarak etj. Këto masa, krahas diskriminimit të gjithanshëm politik dhe kulturor të shqiptarëve (që nuk njiheshin si komb dhe nuk kishin të drejtën e mësimit në gjuhën amtare), shkaktuan një pakënaqësi të përgjithshme anembanë trevave shqiptare dhe nxitën reagime të ashpra kundërosmane. Në vazhdën e këtyre pakënaqësive, në vitet ‘30-‘50 të shek. XIX, shpërthyen kryengritjet e armatosura, të cilat vazhduan edhe në dekadat e mëvonshme dhe u shtrinë pothuajse në të njëjtën kohë në gjithë trevat shqiptare. Kryengritje të tilla antiosmane ndodhën në krahina të ndryshme shqiptare, që nga Kosova e Rrafshi i Dukagjinit dhe nga Shqipëria e Veriut deri në Myzeqe e Prevezë. Vargu i kryengritjeve të armatosura, ndonëse rezultuan të pasuksesshme për organizimin e një lufte të përgjithshme për realizimin e idesë kombëtare dhe krijimin e një shteti shqiptar. Çështja Lindore që shpërtheu në vitet 1875-1876 dhe sidomos lufta ruso-osmane e viteve 1977-1878 tronditi thellë popullin shqiptar. Kjo luftë do të mbyllet me Traktatin e Shën Stefanit (Yeşilkoyi i sotëm), të 3 marsit 1878, midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane. Nënshkrimi i këtij traktati “ishte një katastrofë absolute për osmanët” dhe rrjedhimisht edhe për shqiptarët që ishin nën sundimin osman. Fqinjët e shqiptarëve filluan copëtimin e “Arnautllukut”.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
5

Mehmeti, Dr Sadik. "Lidhja Shqiptare e Prizrenit." Univers 20, no. 20 (May 20, 2019): 34–43. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v20i20.2607.

6

Hykaj, Anisa. "“Shqiptarët 1830-1908”, libër me stil të lehtë dhe gjuhë të kuptueshme për të gjithë." Univers 24, no. 24 (September 25, 2023): 249–51. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v24i24.2932.

Full text
Abstract:
Historia e shqiptarëve daton mijëra vite më parë, duke kaluar në periudha të ndryshme historike, por një vend të veçantë në studimet e përgjithshme historike, zë periudha e ‘Zgjimit Kombëtar Shqiptar’, e njohur ndryshe si “Rilindja Kombëtare". Në librin e tij “Shqiptarët 1830-1908”, botim i tretë i plotësuar, dalë nga shtypi në vitin 2022, autori Ethem Çeku analizon thellë dhe shpjegon me imtësi marrëdhëniet e ndërlikuara të shqiptarëve me Perandorinë Osmane. Me një argumentim shkencor dhe interpretim akademik, studiuesi Çeku sjell të vërtetën historike e cila shpesh është politizuar nga popujt fqinjë. Nëpërmjet punës hulumtuese dhe interpretimeve të reja, ai zbërthen në imtësi raportet shqiptaro-osmane, duke u mbështetur në burime dhe literaturë të begatshme. Prof. Çeku e sjell këtë libër për lexuesin me një stil të lehtë dhe gjuhë të kuptueshme për të gjithë, duke dëshmuar njohuri e dije të thella në fusha të tilla si, historia, religjioni, kultura, diplomacia dhe nacionalizmi. Libri “Shqiptarët 1830-1908”, është 798 faqe, i ndarë në nëntë kapituj që sjellin për lexuesin një panoramë të gjatë të historisë së shqiptarëve përgjatë këtyre viteve. Autori ndalet gjatë në analizimin e zgjimit të nacionalizmit te shqiptarët, në kreun e parë të librit: Shqiptarët përballë reformave të Tanzimatit në vitet 60-70 të shek. XIX. Bazuar në faktin se shqiptarët si popull, ishin të fundit që u çliruan nga Perandoria Osmane, në historiografitë rajonale shpesh paraqitej mendimi, se zgjimi nacional te shqiptarët ndodhi më vonë se te kombet e tjera të Ballkanit. Por, parë nga sfondi më i gjerë historik, vihet re se zhvillimi i vetëdijes kombëtare të shqiptarëve lindi në të njëjtën kohë me atë të popujve të tjerë, edhe pse rruga që përshkroi ideja nacionaliste te shqiptarët, ishte e ndryshme.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
7

Mehmeti, Abdulla. "Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar." Diskutime 7, no. 23 (February 3, 2023): 210–17. http://dx.doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.539.

Full text
Abstract:
Shekulli XIX karakterizohet me ndërgjegjësimin e kombeve të Gadishullit Ilirik për krijimin e shteteve të tyre kombëtare, të cilët, kush më herët e kush më vonë, ia arritën këtij qëllimi, kryesisht përmes kryengritjeve të armatosura dhe luftërave për çlirim kombëtar nga zgjedha e Perandorisë Osmane. Kombi shqiptar, i cili ishte ngritur ndër të parët në luftë kundër robërisë pesëshekullore, edhe pse organizoi kryengritjen e Dervish Carës, që në gjysmën e parë të shekullit XIX, e cila i parapriu periudhës së lavdishme të Rilindjes Kombëtare, përmes një vale të madhe të kryengritjeve të njëpasnjëshme, nga Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës dhe sidomos Kryengritjet e përgjithshme të viteve 1910 dhe 1911, mezi arriti ta sigurojë mëvetësinë dhe ta shpall Pavarësinë e Shtetit Shqiptar, më 1912. Mehmet Pashë Deralla ishte njëri nga prijësit e kryengritjeve të fundit për çlirim dhe bashkim kombëtar, në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai ishte personaliteti më i shquar i cili e trashëgoi flakadanin e luftës për liri kombëtare nga vendësi i tij Dervish Cara, i cili e tronditi diplomacinë e atëhershme evropiane, me kryengritjen e tij nga më të mëdhatë në historinë e popullit shqiptar, pas Gjergj Kastriot Skënderbeut. Gjenerali nga Tetova, Mehmet Pashë Derallla, u zgjodh Ministër i Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, dhe njihet si themelues i Ushtrisë Shqiptare, si formacion i rregullt ushtarak në mbrojtje jo vetëm të pavarësisë së Shtetit Shqiptar, por edhe të tërësisë territoriale ku jetonin shqiptarët si popull autokton dhe me shumicë në hapësirat gjeografike kompakte në Gadishullin Ilirik. Rrethanat e mëvonshme, Luftërat Ballkanike, dy Luftërat Botërore, si dhe periudha e regjimit komunist në Shqipëri, Kosovë dhe viset e tjera shqiptare të mbetura nën okupimin e mëtejmë të shteteve fqinje, dëshmuan se lufta e popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar do të vazhdojë edhe më tej, deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, çlirimin e plotë të të gjitha territoreve shqiptare të ndara padrejtësisht nga trungu i shtetit të tyre kombëtar.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
8

Ombashi, Prof Asoc Dr Rahim. "Ndihmesa e ligjërimit libror të butë në begatimin shpirtëror të Shqipërisë së pavarur." Univers 19, no. 19 (September 10, 2018): 261–78. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v19i19.2997.

Full text
Abstract:
Gjithçka që erdhi në jetën kulturore dhe fetare shqiptare, veçmas me fillimet e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare, u përgatit me dashuri dhe kujdes nga prijësat, çka siguronte se do të jepte prodhim të mbarë. Kongresi i Alfabetimit i vitit 1908 tregoi se diversiteti i panevojshëm gjuhësor, mund të ndalej. Duke miratuar alfabetin latin, u dëshmua kahja pro perëndimore, ku Rilindja Evropiane kishte vënë në krye besimin te njeriu dhe njëherazi qasja me filozofinë lindore të evolucionit. Pozicioni komod midis Lindjes dhe Perëndimit, solli në letrat shqipe fjalët: Atdhe-Fe, hak (e drejta), mirësi, shpirt, Shqipëri, Shqipëtar, pari, pamvarësi, besë, optimizëm për të ardhmen, fanatizëm, mbrothësi, mirëkuptim, butësi, durim, tërther (N. Veqilharxhi: për sakrifikoj), përulësi, falje, zemër, libër, besim, besimtar, besnikëri, Rilindje Kombëtare, liri demokratike, fletore, mirëdashje, kryelartë, kalorës, burrni, mbarësi, falje, civilizim, filozofi, folklor, etni, traditë, epos, Homer, prijetar, liturgji, bashkëpunëtor, vëllazërim, mysliman, i krishterë, bektashi, franceskan, jezuit, ortodoks, Haxhi, Hafiz, At, Peshkop, Kryepeshkop, diplomat, orator, republikë, fisnik, blu, flamur i bardhë, qytetërim… të përcjella me grishjen për shpresë dhe besim për të ardhmen e kombit dhe atdheut, konteksti historik dhe kulturor, në të cilin ato u nyjëtuan, ndillnin urtësi gjatë marrëdhënies midis shqiptarëve, duke e përmirësuar realitetin kulturor, social dhe jo vetëm atë. Përkthimi i Biblës dhe pjesëve të Kuranit, u pasua nga sjellja në shqip e kryeveprave të letërsisë botërore, kulturës e shkencës. Publicistika, veçmas botimet e revistave nxitën diskutime mbi neo-shqiptarizmën, që predikonte ecjen përpara pa e dëmtuar traditën. Fjalët, togfjalëshat, emrat, nofkat, emërtimet dhe shprehjet: kryengritje, helmim, hakmarrje, politikë, gjykim politik ideologjik, dhunë revolucionare, prefekt, kryeplak, bashki, konservatorizëm, inat, halle, kështjellë, forcat tona, socializëm, kapitalizëm, materializëm, bej, aga, imperializëm, internacionalizmi proletar, proletkult, kolektiv, kolektivizim, kooperativë, mjerime, duhen qërruar tradhëtorët, pengimtarët më të këqij të zhvillimit kombëtar, lufta e klasave, mikroborgjezi, borgjez, autokritikë, egoizëm, moral proletar, zakone prapanike, fletërrufe, emancipim i gruas, aksionist, satrapi Zog, regjim antipopullor, i arratisur, vullnetar, pas(a-u)nik, varfanjak, Xhem komunisti, atentatori, zbor, kleçkë/njollë në biografi, rrethi familjar, dosje, tesër partie/rinie, anëtarësim, kulak, prapanik, fetar, shamia e kuqe, njësiti gueril, ylli i kuq me pesëcepa, organizata bazë, byro, rrethim, rruga “Komuna e Parisit”, “Shkolla e Kuqe”, oxhak, opingë…, të vendosura në kontekstet gjegjëse të kohës marrin vlerën e koncepteve, që grishnin dhe nxitnin urrejtje, prishnin vëllazërimin e lënë amanet nga të moçmit duke krijuar konflikte ideologjike dhe klasa antagoniste, përmes ligjërimit riosh i zëvendësoi hap pas hapi butësia e përcjellë nëpërmjet llojit të duhur të ligjërimit, që e kërkonte koha. Kur fjalë kyç doli politika/ideologjia, ajo zhvleftësoi gjithçka tjetër duke zyrtarizuar largimin ekstrem deri mohimin e së kaluarës, që u shoqërua me arsimim të mangët të mbështetur mbi trekëndëshin revolucionar mësim-punë prodhuese-edukim fizik dhe ushtarak. Njëherazi ligjërimi i butë libror, i marrë si metodë e praktikë komunikimi me shkrim dhe me gojë, pengoi sa mundi kuptimet e figurshme të fjalëve oxhak, opingë, bujk, bej, borgjez, bankier, klerik, bolshevik, proletar, komunist, ateist… duke u përpjekur të pengonte përhapjen e ideologjisë bolshevike, e cila gjeti strehë tek shtresa e mesme e sapokrijuar, që kryesisht mes qëndrimeve emotive iu bë krah përçarjes sociale, ligjëroi dhunën dhe hakmarrjen klasore, mbolli urrejtjen që mezi priste ardhjen e pesimizmit apokaliptik. Në anë të kundërt me iluzionet e përhapura prej saj, kultura e komunikimit fituar mes ligjërimit të butë libror ftonte dhe shpresonte për mirëkuptim, që i parapriu vëllazërimit kombëtar, si bazë për ecurinë e dëshiruar, veçmas në krijimin e ndërgjegjes kombëtare. Ndikimi ishte i dyfishtë. Ligjërimi i butë libror ndihmoi në forcimin e sedrës vetjake dhe në krijimin e ndërgjegjes kombëtare si dhe të pranimit të qëndrimit kritik pasuruar me filozofinë e evolucionit, por, nga ana tjetër, kjo lloj kujtese kolektive dha ndihmesën e vet në pasurimin e këtij lloji të komunikimit me anë të gjuhës. Baza e hedhur nga prijësat fetarë shqiptarë shërbeu si themel i shëndoshë për ecurinë e mëtejshme të kësaj prirjeje komunikimi masiv, e cila me kohë u përhap më gjerë mendësisë intelektuale, e cila nxitte për më shumë grurë sesa heroizma. Në përhapjen e tij ndihmuan fjalorët shpjegues shqip të kohës dhe kur u vyshk nga furtunat e kohës ideologjike moniste, u ndalua, u përçmua apo u përjashtua ligjërisht nga përdorimi në Atdhe, sepse filloi mbjellja e fjalorit politik revolucionar, që do të rriste mendësi e praktika revolucionare, atë e morën me vete dhe mundi të mbijetojë te mërgimtarët, kryesisht në SHBA, Itali, Gjermani e gjetiu, të cilët binomin Atdhe-Fe, si dëshmi e ndritur e ligjërimit të butë libror, e mbajtën gjallë.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
9

Shapllo, Dalan. "Disa tipare të romantizmit në letërsinë shqipe të rilindjes kombëtare." Studime Filologjike, no. 4 (October 11, 2023): 59–64. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v1i4.2962.

Full text
Abstract:
Në historinë e popullit shqiptar, periudha e Rilindjes kombëtare shënon një kthesë të rëndësishme. Kjo ishte koha e zgjimit kombë- tar, e luftës së ashpër kundër pushtuesve. Ishte koha kur mendimta- rët dhe letrarët tanë filluan të lozin një rol të rëndësishëm në formi- min e ndërgjegjes kombëtare, në luftën kundër armiqve të huaj, për të larguar errësirën dhe paditurinë dhe për të përhapur kudo «dritën*· dhe «mirësitë». Karakteri patriotik i luftës që bënte populli shqiptar në atë kohë, çastet e kthesës historike, mpleksja e lëvizjes për çlirimin nga pu- shtuesit me përpjekjet demokratike për të mbrojtur njeriun dhe për ta nxjerrë atë nga errësira, përcaktuan edhe parimet estetike të letër- sisë sonë të Rilindjes. Gërshetimi i ëndërrave, i pasioneve. i dëshira- ve të zjarrta për çlirim kombëtar dhe të gjithanshëm në këtë kthesë të rëndësishme historike, ishte baza shpirtërore për lindjen e një le- tërsie ku zotëronte romantizmi.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
10

Bexheti, Vebi. "Kontributi i Rexhep Vokës për edukimin në dijet humane dhe fetare të epokës së Rilindjes." Univers 23, no. 23 (February 16, 2023): 145–55. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v23i23.619.

Full text
Abstract:
Rexhep Voka mbeti një personalitet i shquar fetar, që e zgjidhi drejt raportin fe-atdhe dhe njëri nga veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare. Veprimtaria e tij praktike dhe teorike, ishte në shërbim të emancipimit shoqëror të bashkëkombasve të vet. Morali i tij si teolog dhe atdhetar përputhet me parimet themelore të moralit islam, pa i anashkaluar traditat kulturore shqiptare. Në këtë fushë ai mbetet edukator i veçantë si mësues e pedagog i mirëfilltë. Përvoja edhe e popujve të tjerë, atë e kishte mësuar se nuk kishte shembull në histori, që një komb të edukohej e të arsimohej në mënyrë të gjithanshme në gjuhë të huaj. "Deri të këndojmë në gjuhën tonë, kombit dije e terbije nuk mundemi me i dhanë", konstatonte Rexhep Voka. Ai jetoi dhe krijoi në kohën kur letërsia e bejtexhinjve ia kishte lëshuar vendin asaj të Rilindjes Kombëtare. Përkushtimi për gjuhën amtare dhe arsimimi i popullit ishin ndër detyrimet kryesore të rilindësve, fusha në të cilat përqendrohet kryesisht edhe Rexhep Voka. Veprimtaria krijuese dhe studimore e Vokës është e gjithanshme. Ajo përfshin botime didaktike fetare, gjuhësore, publicistike dhe mbledhje folklori. E gjithë veprimtaria e Rexhep Vokës synonte edukimin e brezave në shumë aspekte, sidomos bashkimin e tyre, pa dallime krahinore, fetare e dislektote, që njëherit ishte edhe themeli i ideve të rilindësve shqiptarë. Në veprën "Mendime", ai përveç tjerash shprehet: "Të mos themi ki muslimsn e ki i krishten, jo tosk e jo geg se xhith xhi imi shqiptar jemi ni fis e ni farë, mendim ky plotësisht në përputhje me idetë e rilindësve. Rexhep Voka si teolog, mendimtar, e iluminist, u krijua dhe u edukua në medresetë e Tetovës, institucione këto arsimore, fetare islame, që përgatitnin kuadër fetarë dhe administrativ, për të vazhduar pastaj shkollimin e lartë fetar në Stamboll, ku do njihet edhe me idetë përparimtare të atdhetarëve rilindës.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
11

Zejneli, Xhelal. "Mehmet Pashë Deralla – luftëtar i shquar i periudhës së Rilindjes Kombëtare." Diskutime 7, no. 23 (February 3, 2023): 204–9. http://dx.doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.538.

Full text
Abstract:
Atje ku është etnia dhe shumësia shqiptare, atje është Shqipëria –lajtmotiv i rilindësve. Një ndër veprimtarët më të spikatur të Lëvizjes Kombëtare në trevat verilindore është edhe Mehmet Deralla. Emri i këtij personaliteti figuron edhe si Mehmet Pashë Deralla, apo Mehmet Pashë Tetova. Veprimtaria e tij është zhvilluar në dy dimensione: në dimensionin ushtarak dhe në atë politik.I lindur në vitin 1843, pra në vitin e Kryengritjes së Dervish Carrës, në fshatin Gradec të Pollogut, ai do të vazhdojë traditën patriotike të familjes së tij. Ky personalitet prominent i popullit shqiptar, ishte njeri me vetëdije të lartë kombëtare. Mësimet e para dhe arsimimin fillor i mori në vendlindje. Duke qenë se babai i tij – Hasan Deralla ishte njeri i arsimuar dhe atdhetar i shquar, Mehmet Deralla nuk reshti së shkolluari. Vazhdoi shkollimin në Manastir, qendër kjo që pak më vonë do të shndërrohet edhe në qytet historik. Në qytetin e shkronjave të shqipes, Mehmet Deralla do të kryejë gjimnazin. Duke qenë nxënës i dalluar dhe i zgjuar, ai do të regjistrohet në Akademinë Ushtarake për oficer në Stamboll. Suksesi në shkollimin e lartë ishte motiv të vazhdonte studimet në Akademinë e Shtatmadhorisë, në kryeqytetin perandorak. Në moshën 35-vjeçare merr gradën e gjeneralit.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
12

Vata, Dr Rovena. "Shfrytëzimi i figuracionit popullor në krijimtarinë e Naim Frashërit." Univers 19, no. 19 (September 10, 2018): 219–27. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v19i19.2994.

Full text
Abstract:
Naim Frashëri njihet jo vetëm si figurë qendrore e letërsisë shqipe të Rilindjes sonë Kombëtare, por edhe një nga përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, i cili bëri një punë të madhe për themelimin e letërsisë së re shqipe dhe për gjuhën e re letrare shqipe. Në vitin 1886 Naim Frashëri botoi disa prej veprave të çmuara poetike, shkencore dhe didaktiko-shkollore, ndër të cilat një ndër veprat e tij më të popullarizuara është edhe poema lirike, përshkruese dhe baritore: “Bagëti e bujqësi”. Poema “Bagëti e bujqësi”, do të vëmë re se gjithë patosi i himnizimit të natyrës shqiptare buron nga shqetësimet poetike të Naimit për fatin e shqiptarit, e kombit. Nga ana tjetër, gjithë vepra tjetër letrare, me kah filozofik, bëhet poetike, sepse në të mbizotërojnë po të tilla shqetësime. Botimi i disa veprave përnjëherë, brenda një viti, në gjuhën shqipe, në një kohë kur vendit i mungonte libri në gjuhën shqipe, si dhe nevoja e vazhdueshme për shkrimin e librave në gjuhën shqipe, po bëhej gjithnjë e më shumë çështje kryesore në mesin e intelektualeve të paktë shqiptarë. Naimi në krahasim me romantikët e tjerë shqiptarë, mund të quhet vjershëtari i letërsisë shqipe më i pavarur prej poezisë dhe, përgjithësisht, prej imagjinatës popullore, prapë nuk mund të mos vihet re se Naim Frashëri është vjershëtar që, doemos, e shpreh përvojën jetësore dhe krijuese, filozofinë dhe etikën e kësaj letërsie përmes krijimtarisë së tij letrare dhe filozofike. Dhe arsyeja e dytë ka të bëj me lidhjet e poezisë së Naim Frashërit, që ka me poezinë popullore, këto të kushtëzuara prej dhuntisë së tij natyrore, por edhe prej kushteve shoqërore në të cilat u lind dhe u ndërtua mendërisht Naim Frashëri.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
13

Lafe, Prof Dr Emil. "Një monografi për zhvillimin e kulturës shqiptare me ndikime orientale." Univers 20, no. 20 (May 20, 2019): 271–73. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v20i20.2656.

Full text
Abstract:
Mbi librin e Nehat Krasniqit, “Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare”. Instituti Albanologjik. Prishtinë, 2017 Ky libër i Prof. Dr. Nehat Krasniqit, hulumtues i njohur i periudhës osmane në historinë dhe kulturën e shqiptarëve, përfaqëson një monografi të mirëfilltë shkencore për temën përkatëse. Pasqyra e lëndës tregon se autori e ka rrokur temën në vështrim të gjerë: Kreu I - Sfondi historik i ndikimeve orientale në kulturën shqiptare (f. 35-94); Kreu II - Bazat ekonomike-shoqërore dhe politike të zhvillimit të kulturës shqiptare në fillim të shek. XVIII (f. 95-186); Kreu III - Roli i fisnikërisë vendëse në zhvillimin e kulturës shqiptare me ndikime orientale islame (f. 187-223); Kreu IV - Themelimi i institucioneve arsimore, edukative dhe kulturore (f. 225-260); Kreu V - Gjuha letrare shqipe dhe gjuhësia shqiptare në krijimtarinë Alamiado (f. 261-278); Kreu VI - Letërsia shqiptare me ndikime orientale (f. 279-422); Kreu VII - Urbanistika dhe arkitektura (f. 423-454); Kreu VIII - Kultura popullore me ndikime orientale (f. 455-477); më tej vijnë përfundimet shqip dhe anglisht (f. 479-507); Burimet dhe literatura (f. 509-538); Treguesi i emrave të personave (f. 539-575). Vepra është fryt i një pune studimore të kujdesshme shumëvjeçare në dhjetëra vepra e artikuj të cituar në pjesët e saj dhe gjithashtu i hulumtimeve nëpër arkiva, ku ruhen dorëshkrime të vyera që lidhen me temën. Për këtë dëshmon edhe bibliografia shumë e pasur prej 30 faqesh, po ashtu edhe treguesi i emrave prej 37 faqesh në fund të punimit. Vepra ka edhe karakterin e një sinteze e të një përgjithësimi të studimeve dhe njohjeve të deritanishme në këtë fushë. Vetë autori shprehet se në veprën e tij paraqitet në vija të përgjithshme kultura shqiptare me frymë orientale islame, sepse një studim shterues i kësaj teme është ende i parakohshëm. Kultura shqiptare me ndikime orientale islame ka mbetur si diçka anësore në interesat e historiografisë shqiptare dhe të albanologjisë përgjithësisht, duke u lënë të trajtohet si trashëgimi kulturore turke. Autori vlerëson se një qëndrim i tillë e ka varfëruar dhe dëmtuar vetë kulturën kombëtare shqiptare dhe njëherësh e ka mjegulluar kujtesën kombëtare shqiptare. Prandaj libri i tij duhet parë si një përpjekje për ta tejkaluar këtë gjendje.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
14

Isaku, Luljeta. "Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit." Revista Albanon 2, no. 4 (May 22, 2020): 41–45. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v2i4.19.

Full text
Abstract:
Pjesëmarrjen time në një aktivitet përkujtimor të 110-vjetorit të hapjes së Shkollës Normale në Elbasan, ku u shkollua edhe babai im, e konsiderova një respekt të veçantë. Synimi kryesor i arsimit është arritja e zhvillimit etik, intelektual, fizik, social dhe estetik. Mësimi i mirëfilltë të integron në secilën shoqëri, të bën të mendosh në mënyrë të pavarur, të kesh vetëbesim, të dish të kritikosh dhe të bësh përzgjedhjen më të duhur në jetë. Dija është investim themelor për të kuptuar gjërat e botës. Arsimimi dhe dituria janë baza kyçe për funksionim intelektual në jetë. Premisa e Naum Veqilharxhit: “Më të mirën gjë që njohu e që kuptoi njeriu, ish të mësuarit”, lëshoi shtat që herët në mesin e popullit shqiptar. Për të arritur qëllimin kryesor, ngritjen dhe ndërgjegjen kombëtare rilindasit, kudo që jetonin, u munduan të përhapnin kulturën dhe dijen në gjuhën e kombit. Mendime, ide dhe qëndrime iluministe e përshkojnë epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si në rrafshin e historisë ashtu edhe në atë të kulturës. Nevoja e madhe që diktonte çasti historik, ngarkesat dhe detyrat e shumta lidheshin me nevojën e ngritjes në masë të ndërgjegjes kombëtare, e cila duhej të bëhej në një institucion, siç ishte shkolla. Themelimi dhe përhapja e arsimit në gjuhën amtare do të viheshin në shërbim të ngritjes e të edukimit të ndjenjës kombëtare, si dhe në atë të luftës kundër paragjykimeve, që kishin qenë pengesë serioze e përparimit shoqëror, politik, ekonomik dhe kulturor.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
15

Isaku, Luljeta. "Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit." Revista Albanon 4, no. 4 (March 3, 2020): 41–45. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v4i4.100.

16

Kapllani, Bujar. "Arti pamor në Normalen e Elbasanit (1909 – 2009)." Revista Albanon 1, no. 1 (May 21, 2020): 9–33. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v1i1.10.

Full text
Abstract:
E vonuar, por e arrirë erdhi Normalja në Elbasan. Shoqet e saj në Europë ishin në traditën e zhvillimit normal të sistemeve të edukimit, duke kaluar në eksperiencat e bazave historike të mendimit njerëzor në 2400 vite prej Platonit e Aristotelit dhe deri më sot, nga arti antik deri në artin postimpresionist. Shkolla jonë nuk lindi dot përgjatë shekujve XVII-XIX të zhvillimit të periudhës së parë të krijimit të mendimit modern e psikologjik, as gjatë periudhës së dytë kur ngriheshin Shkollat e Mëdha Europiane nën influencimin e programeve psikologjike përgjatë shekullit XIX. E gjithë kjo vonesë në kohë kushtëzohej nga sfondi historik i administrimit të jetës sociale e veprimtarisë kombëtare në trojet mbarëshqiptare. Ishim të sunduar.Lidhur me Artet Figurative në krahinën e Elbasanit, që i përkasin kësaj periudhe, mbisundonte piktura me natyrë biblike, duke u mbështetur në stilin bizantin me një frymë kozmopolite për shkak të ideologjisë, ndaj dhe shumica e veprave dhe autorëve janë anonimë. Onufri, emrin e të cilit mban dhe shkolla e arteve në Elbasan, pikturoi pamje nga Shqipëria; qytete shqiptare, folklorin shqiptar, fshatarë dhe veçanërisht luftëtarë. Një shembull mjaft i mirë në këtë rast është piktura e Shën Gjergjit, e cila pasqyrohet si një luftëtar përkrah Skënderbeut në luftën kundër turqve. Në këto kushte pati përpjekje për ndërtimin e një fizionomie kombëtare të artit nga ky piktor shkëlqimtar i mesjetës, vepra e të cilit është nisja për të dalë nga anonimati. Me stilin e tij realist, Onufri i afrohet stilit të Rilindjes Europiane, duke kapur botën e brendshme të modeleve të tij në pikturë, aq sa edhe në portretin e Davidit (Valsh-Shpat) ka mishëruar tiparet e korifeut të artit të Rilindjes, Mikelanxhelo. Davidi onufrian, të kujton “Padre Eterno” të Mikelanxhelos (V. Puzanova).
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
17

Mehmeti, Ndriçim. "Krijimi i shteteve ballkanike dhe shqiptarët." Optime 12, no. 1-2 (October 27, 2021): 128–39. http://dx.doi.org/10.55312/op.v12i1-2.204.

Full text
Abstract:
Gadishulli ballkanik, deri në fund të shek. XIX ishte nën zotërimin e Perandorisë Osmane. Rrudhja e Perandorisë Osmane, luftërat e saj me Rusinë dhe ndërhyrja e Fuqive të Mëdha, bëri që dalëngadalë, osmanët të humbasin terrenin në Ballkan. Veç këtyre faktorëve të jashtëm, nuk ka dyshim se edhe vetë lëvizjet e brendshme të popujve të Ballkanit përsh-pejtuan humbjen e autoritetit osman. Duke u nisur që në njëzet vitet e para të shek. XIX, Serbia Mali i Zi, Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria filluan të shfaqin hapur platformat e tyre politike, kulturore për krijimin e shteteve autonome dhe pse jo të pavarura nga Perandoria Osmane. Shekulli XIX, krijoi një sërë kushtesh të favorshme për lëvizjen kombëtare ball- kanike: shthurja e marrëdhënieve feudale, lindja e një shtrese të re të borgjezisë, ndonëse paraqitej e dobët në pikëpamje ekonomike dhe politike, rënia e fuqisë së Perandorisë Os- mane si dhe ndërhyra gjithnjë e më e madhe e Fuqive evropiane drejt Ballkanit. Në qendër të tyre fillimisht ishte lëvizja për arsim dhe kulturë kombëtare që u frymëzua nga Rilindja e hershme evropiane. Kombet ballkanike kësisoj kërkuan të veçoheshin përfundimisht nga ndikimi osman dhe t’i japin vendin që duhej gjuhës dhe kulturës së tyre që rrezikonte të humbiste vlerat e saj përballë pushtimit turk. I gjithë ky aksion arsimor dhe kulturor kishte tipare të njëjta për të gjithë; serbët, shqiptarët, malazezët, grekët dhe bullgarët.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
18

Memishaj, Valter. "Fjala përshëndetëse në konferencën e 110-vjetorit të Normales, “Përtej mitit”." Revista Albanon 2, no. 4 (May 22, 2020): 1–3. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v2i4.12.

Full text
Abstract:
Të nderuar të pranishëm, Më lejoni, që në emër të gjithë punonjësve shkencorë të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë, si dhe në emrin personal të drejtorit të saj Akademik Marenglen Verli, të përshëndes këtë veprimtari me rëndësi të shënuar, organizuar me rastin e 110-vjetorit të Shkollës Normale, si dhe të Kongresit të Elbasanit. Ky kongres me karakter mbarëshqiptar, që i zhvilloi punimet vetëm 10 muaj pas Kongresit të Manastirit (2-8 shtator 1909), me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të klubeve dhe shoqërive shqiptare, mori vendime të rëndësishme për përhapjen e shkollave shqipe (ndaj dhe quhet ndryshe Kongresi i Shkollave Shqipe), si dhe për probleme të tjera të lëvizjes kombëtare. Nuk ishte e rastësishme që për mbajtjen e tij u zgjodh qyteti i Elbasanit. Ky qytet, i njerëzve të qetë e të mençur, punëtorë e arsimdashës, shenjohej si një nga qytetet me tradita të shkëlqyera patriotike, arsimore e kulturore dhe me figura të spikatura të Rilindjes Kombëtare e të luftës për pavarësimin e vendit.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
19

Memishaj, Valter. "Fjala përshëndetëse në konferencën e 110-vjetorit të Normales, “Përtej mitit”." Revista Albanon 4, no. 4 (May 22, 2020): 1–3. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v4i4.82.

Full text
Abstract:
Të nderuar të pranishëm, Më lejoni, që në emër të gjithë punonjësve shkencorë të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë, si dhe në emrin personal të drejtorit të saj Akademik Marenglen Verli, të përshëndes këtë veprimtari me rëndësi të shënuar, organizuar me rastin e 110-vjetorit të Shkollës Normale, si dhe të Kongresit të Elbasanit. Ky kongres me karakter mbarëshqiptar, që i zhvilloi punimet vetëm 10 muaj pas Kongresit të Manastirit (2-8 shtator 1909), me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të klubeve dhe shoqërive shqiptare, mori vendime të rëndësishme për përhapjen e shkollave shqipe (ndaj dhe quhet ndryshe Kongresi i Shkollave Shqipe), si dhe për probleme të tjera të lëvizjes kombëtare. Nuk ishte e rastësishme që për mbajtjen e tij u zgjodh qyteti i Elbasanit. Ky qytet, i njerëzve të qetë e të mençur, punëtorë e arsimdashës, shenjohej si një nga qytetet me tradita të shkëlqyera patriotike, arsimore e kulturore dhe me figura të spikatura të Rilindjes Kombëtare e të luftës për pavarësimin e vendit.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
20

Halili, Gesjana. "“Frashëri i shquar, i panjohur”, vepër me karakter enciklopedik." Univers 24, no. 24 (September 25, 2023): 252–55. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v24i24.2933.

Full text
Abstract:
Thomas Frashëri na sjell në këtë vepër për herë të parë fakte që nuk janë vetëm histori familjare. Vepra ka një karakter mirëfilli enciklopedik, kjo sepse autori vjen nga Shkolla e Vjetarëve në Francë dhe për kryerjen e këtij studimi, ai i ka shtuar analizës historiografike metoda ndërdisiplinore, duke shfaqur kështu ndikimin e parimeve të shkollës historiografike franceze. Në libër është paraqitur historia e një prej familjeve më të shquara të historisë së Shqipërisë, që njëkohësisht njihej edhe në Perandorinë Osmane. Frashëri njihet si mbiemri i përbashkët i vëllezërve Frashëri. Frashëri, po ashtu ishte një nga fshatrat e Toskërisë. Statusi i tij i veçantë që e përjashtonte nga dy sisteme taksash e mbrojti nga trysnia fiskale përgjatë dy shekujsh (1500-1700), duke i përcaktuar kështu fizionominë e tij sociale. Frashërlinjtë kanë një shfaqje relativisht shumë të hershme në histori, janë zhvilluar gjatë shekujve dhe degëzimet e tyre paraqesin veçori shumë të spikatura, duke filluar nga struktura e organizimit të tyre, aspektet ndërfetare, veprimtaritë etj. Vëllezërit Frashëri, Abdyli, Naimi dhe Samiu, përbëjnë trinomin e veçantë të historisë, kulturës dhe letërsisë shqipe. Ata, me veprën e tyre i dhanë frymëzim e forcë lëvizjes së Rilindjes Kombëtare, në fundin e shekullit të XIX. Pesha historike vendimtare e kësaj vëllazërie është ndjerë thellë dhe gjatë, në të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare. Por natyrshëm lindin pyetjet: Si arritën Frashërlinjtë të quhen vëllazëri? Cili është konteksti historik i zonës ku u lindën dhe u rritën? Cilat janë degëzimet e hershme të tyre? Në historiografinë shqiptare kemi mësuar për shumë familje të mëdha shqiptare, si Topiajt, Toptanët, Muzakajt etj. Përse duhet të mësojmë në veçanti edhe për Frashërlinjtë përtej veprimtarisë së tyre ideopolitike-kulturore?
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
21

Ceka, Hyjni. "Edith Durham Shqipëria-Elbasani." Revista Albanon 2, no. 2 (October 18, 2021): 20–24. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v2i2.147.

Full text
Abstract:
Bota intelektuale përgatitet që të përkujtojë në fund të këtij viti dy çaste në shenjë të Mis Edith Durhamit, atë të lindjes dhe të shuarjes së saj. Ajo lindi më 8 dhjetor 1863 dhe vdiq një treçerek shekulli më parë, më 15 nëntor 1944. Atë Shqipëria e nderoi për gjithë sa rrojti dhe u mbajt gjallë, por dhe u kujtua gjithë motit, se i pat bërë vend vetes me librat që ia kushtoi Atdheut tonë. Sa për ne, ne nuk lahemi me Edith Durhamin. Ajo është e para që Elbasanin ia paraqiti Evropës së kulturuar në veprën “Brenga e Ballkanit”. Në pjesën “Vendi i Shqiponjës”, i gjithë kreu i shtatë, na jep një pasqyrë të gjallë për Elbasanin në fillim të këtij shekulli, por ai kapitull mbetet i vetmi dokument autentik nga mund të nisë historia e qytetit tonë, në vitet e Rilindjes Kombëtare. Me atë dashuri që flet për gjithë shqiptarët, po ashtu do të shkruajë edhe për gjyshërit tanë.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
22

Ceka, Hyjni. "Edith Durham: Shqipëria-Elbasani." Revista Albanon 2, no. 2 (May 21, 2020): 20–24. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v2i2.39.

Full text
Abstract:
Bota intelektuale përgatitet që të përkujtojë në fund të këtij viti dy çaste në shenjë të Mis Edith Durhamit, atë të lindjes dhe të shuarjes së saj. Ajo lindi më 8 dhjetor 1863 dhe vdiq një treçerek shekulli më parë, më 15 nëntor 1944. Atë Shqipëria e nderoi për gjithë sa rrojti dhe u mbajt gjallë, por dhe u kujtua gjithë motit, se i pat bërë vend vetes me librat që ia kushtoi Atdheut tonë. Sa për ne, ne nuk lahemi me Edith Durhamin. Ajo është e para që Elbasanin ia paraqiti Evropës së kulturuar në veprën “Brenga e Ballkanit”. Në pjesën “Vendi i Shqiponjës”, i gjithë kreu i shtatë, na jep një pasqyrë të gjallë për Elbasanin në fillim të këtij shekulli, por ai kapitull mbetet i vetmi dokument autentik nga mund të nisë historia e qytetit tonë, në vitet e Rilindjes Kombëtare. Me atë dashuri që flet për gjithë shqiptarët, po ashtu do të shkruajë edhe për gjyshërit tanë.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
23

Kapllani, Bujar. "Arti pamor në Normalen e Elbasanit 1909 – 2018." Revista Albanon 1, no. 2 (October 17, 2021): 75–89. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v1i2.111.

Full text
Abstract:
Pas këtyre artistëve, pinjollë të Rilindjes Kombëtare që kontribuan në portretizimin e Normales, simotër e arsimit të lartë shqiptar, vjen kontributi i artistëve elbasanas të cilët e zhvilluan aktivitetin e tyre pedagogjik në Normalen e pas Luftës II Botërore, në vazhdimësinë me emrin Shkolla Pedagogjike, Instituti i Lartë Pedagogjik dhe pas viteve ’90 me ndryshimet demokratike Universiteti i Elbasanit. Aktiviteti i këtyre artistëve hapet me Bukurosh Sejdinin, Vasil Tolin dhe vazhdon me emrat e piktorëve Andon Lakuriqi, Xhemal Lufta, Fatbardh Marku, Bujar Kapllani, Luan Qose, Ibrahim Zabzuni, Dhimitër Telezi, Spiro Panariti..., por dhe emrat e piktorëve të nderuar elbasanas që hapën një shkollë profesionale të pikturës e skulpturës, ku vlen të përmenden Bukurosh Sejdini, Andon Lakuriqi, Isuf Sulovari, Sigfrid Mullisi, Shpëtim Arapi, Ylli Haruni, Ismail Cani, Kujtim Koprencka etj. Kjo periudhë korrespondon me periudhën e fundit dhe të pestë të zhvillimit të etapave në pedagogjinë botërore. Kjo ishte në vazhdën e përpjekjeve me tendencë drejt njohjes dhe kërkimit të thelluar si dhe përfshirjen e përpunimin e njohurive për të shfrytëzuar prova normale në vlerësimin e dijes. Shfaqja e kërkimi i metodave gjenetike dhe neurologjike të besueshme, krijon mundësinë e studimit të veçorive të rrethanave biologjike e psikologjike të inteligjencës njëkohësisht, zhvillimin e inteligjencës intuitive.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
24

Saraçi, Alvin. "FEJA DHE ATDHEU NË KUVENDIN E ARBRIT: KONTRIBUTI I PAPË KLEMENTIT XI, PROPAGANDËS FIDE DHE VINÇENC ZMAJEVIQIT." Studime Historike / Historical Studies, no. 2 (October 25, 2023). http://dx.doi.org/10.61773/ex6s8z20.

Full text
Abstract:
Artikulli trajton Kuvendin e Arbrit që u mbajt më 1703 dhe kontributin e Papës me origjinë shqiptare Klementi XI - Albani (1700-1721) dhe Vinçenc Zmajeviqit për organizimin e tij dhe miratimin e dekreteve për Kishën Katolike Shqiptare e çështjen kombëtare të përhapjes së dritës së dijes dhe gjuhës e kulturës shqiptare me anë të shkollave. Botimi i dekreteve të Kuvendit të Arbrit në shqip më 1706, shërbeu si baza e së drejtës kishtare dhe si një nga tekstet e para të shqipes së bashku me gramatikën e parë shqipe për arsimimin në kolegje. Rizgjimi kulturor që i parapriu Rilindjes Kombëtare, i nisur nga Papë Klementi XI, vazhdoi me Papë Klementin XII, Corsini (1730-1740), i cili hapi Kolegjin arbëresh të San Benedetto Ullanos në Kozencë dhe të Palermos në Sicili dhe Benedikti XIV (1740-1758) i cili rikonfirmoi këto dekrete.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
25

Bello, Hasan. "SADIK MEHMETI: SHKOLLAT DHE ARSIMI NË KOSOVË 1830-1912, Instituti Albanologjik, Prishtinë: 2019, 422 f." Studime Historike / Historical Studies, no. 3-4 (October 20, 2023). http://dx.doi.org/10.61773/ex94yq41.

Full text
Abstract:
Kolanës së studimeve albanologjike të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare më së fundi iu shtua edhe një libër i domosdoshëm nga historiani dr. Sadik Mehmeti me titull Shkollat dhe arsimi në Kosovë 1830-1912, botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në vitin 2019. Studimi rrok në vetvete një fazë tepër të rëndësishme historike. Ai fillon me periudhën e Tanzimatit (1839) kur institucionet arsimore në Europë dhe në Perandorinë Osmane bëhen pjesë e agjendës politike, e qeverive dhe strategjive për edukimin e qytetarit të kohës me ndjenjën e përkatësisë shtetërore, etnike dhe fetare. Në këtë kuadër nuk mund të bënin përjashtim as institucionet arsimore në Kosovë, e cila në këtë periudhë ishte pjesë e shtetit osman.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
26

Kapllani, Bujar. "Arti pamor në Normalen e Elbasanit 1909 – 2018." Revista Albanon 2, no. 2 (May 21, 2020). http://dx.doi.org/10.54273/ra.v2i2.25.

Full text
Abstract:
Pas këtyre artistëve, pinjollë të Rilindjes Kombëtare që kontribuan në portretizimin e Normales, simotër e arsimit të lartë shqiptar, vjen kontributi i artistëve elbasanas të cilët e zhvilluan aktivitetin e tyre pedagogjik në Normalen e pas Luftës II Botërore, në vazhdimësinë me emrin Shkolla Pedagogjike, Instituti i Lartë Pedagogjik dhe pas viteve ’90 me ndryshimet demokratike Universiteti i Elbasanit. Aktiviteti i këtyre artistëve hapet me Bukurosh Sejdinin, Vasil Tolin dhe vazhdon me emrat e piktorëve Andon Lakuriqi, Xhemal Lufta, Fatbardh Marku, Bujar Kapllani, Luan Qose, Ibrahim Zabzuni, Dhimitër Telezi, Spiro Panariti..., por dhe emrat e piktorëve të nderuar elbasanas që hapën një shkollë profesionale të pikturës e skulpturës, ku vlen të përmenden Bukurosh Sejdini, Andon Lakuriqi, Isuf Sulovari, Sigfrid Mullisi, Shpëtim Arapi, Ylli Haruni, Ismail Cani, Kujtim Koprencka etj. Kjo periudhë korrespondon me periudhën e fundit dhe të pestë të zhvillimit të etapave në pedagogjinë botërore. Kjo ishte në vazhdën e përpjekjeve me tendencë drejt njohjes dhe kërkimit të thelluar si dhe përfshirjen e përpunimin e njohurive për të shfrytëzuar prova normale në vlerësimin e dijes. Shfaqja e kërkimi i metodave gjenetike dhe neurologjike të besueshme, krijon mundësinë e studimit të veçorive të rrethanave biologjike e psikologjike të inteligjencës njëkohësisht, zhvillimin e inteligjencës intuitive.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
We offer discounts on all premium plans for authors whose works are included in thematic literature selections. Contact us to get a unique promo code!

To the bibliography