Academic literature on the topic 'Rilindja Kombëtare Shqiptare'

Create a spot-on reference in APA, MLA, Chicago, Harvard, and other styles

Select a source type:

Consult the lists of relevant articles, books, theses, conference reports, and other scholarly sources on the topic 'Rilindja Kombëtare Shqiptare.'

Next to every source in the list of references, there is an 'Add to bibliography' button. Press on it, and we will generate automatically the bibliographic reference to the chosen work in the citation style you need: APA, MLA, Harvard, Chicago, Vancouver, etc.

You can also download the full text of the academic publication as pdf and read online its abstract whenever available in the metadata.

Journal articles on the topic "Rilindja Kombëtare Shqiptare"

1

Muhaj, Dr Ardian. "Abdulhamit Kirmizi, Ferid Pashë Vlora - Një jetë shtet." Univers 22, no. 22 (November 6, 2021): 274–78. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v22i22.704.

Full text
Abstract:
Libri i historianit turk Abdulhamit Kirmizi, mbi jetën dhe veprën e Ferid pashë Vlorës, është një vepër shkencore e klasit të parë dhe njëkohësisht tregimi më i detajuar dhe më i rëndësishëm i shkruar deri më sot për këtë figurë me përmasa dhe rëndësi në Shqipëri, Evropë dhe botë. Nëpër faqet e librit voluminoz, autori na shoqëron me mjeshtëri në madhështinë dhe peripecitë e jetës së një prej figurave më të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e njohur tradicionalisht si Rilindja Kombëtare. Në këtë prezantim, autori duket qartë se është i njohur jo vetëm me historinë e shqiptarëve në këtë periudhë, por edhe me historinë e familjes Vlora, pasi ky është studimi i tij i dytë madhor mbi historinë e këtij oxhaku të shquar, pas tij botimit të tij në turqisht.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
2

Naqellari, Peçi. "Normalja e Elbasanit dhe mjedisi universitar." Revista Albanon 2, no. 4 (May 22, 2020): 24–29. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v2i4.17.

Full text
Abstract:
Hapja 110 vjet më parë e shkollës së parë të mësuesisë në Shqipëri, të cilën të gjithë edhe në histori, por edhe sot e njohim me emrin Normalja e Elbasanit, është një prej ngjarjeve çelës, etapë e pashmangshme në kalendarin e zhvillimit historik dhe kulturor të popullit shqiptar. Shkolla Normale për disa dekada u shndërrua në një institucion, ku mësuesit përgatiteshin si mësimdhënës të brumosur me idealet e atdhetarisë e shqiptarizmës, me dijet dhe frymën që vinte nga Rilindja Kombëtare, me njohjen dhe zbatimin e shumë prej teorive bashkëkohore evropiane në fushën e pedagogjisë, psikologjisë e shkencave të zbatuara. Normalja si institucion vendosi themelet në disa drejtime të dijes e mendimit shkencor shqiptar. Si institucion u shndërrua në qendër të kultivimit e zhvillimit pedagogjik shqiptar. U hartuan dhe u zbatuan plane, programe e tekste mësimore të përshtatura me kërkesat e kohës. Gjithashtu, ajo u shndërrua në një qendër të eksperimentimit e përvijimit të shkencave të zbatuara. Nëpërmjet botimeve të ndryshme u publikuan dijet, kërkimet dhe arritjet në fusha të ndryshme, të cilat u bënë një shtysë e parë për studiuesit e rinj në shumë fusha të shkencës shqiptare. Janë këto vlera që na bëjnë të pohojmë me krenari se Normalja me veprimtarinë e saj pedagogjike dhe shkencore për nivelet e arritura, fiton statusin e merituar të Universitetit të parë të përgatitjes së mësuesve në Shqipëri.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
3

NAQELLARI, Peçi. "Normalja e Elbasanit dhe mjedisi universitar." Revista Albanon 4, no. 4 (March 3, 2020): 24–29. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v4i4.95.

Full text
Abstract:
Hapja 110 vjet më parë e shkollës së parë të mësuesisë në Shqipëri, të cilën të gjithë edhe në histori, por edhe sot e njohim me emrin Normalja e Elbasanit, është një prej ngjarjeve çelës, etapë e pashmangshme në kalendarin e zhvillimit historik dhe kulturor të popullit shqiptar. Shkolla Normale për disa dekada u shndërrua në një institucion, ku mësuesit përgatiteshin si mësimdhënës të brumosur me idealet e atdhetarisë e shqiptarizmës, me dijet dhe frymën që vinte nga Rilindja Kombëtare, me njohjen dhe zbatimin e shumë prej teorive bashkëkohore evropiane në fushën e pedagogjisë, psikologjisë e shkencave të zbatuara. Normalja si institucion vendosi themelet në disa drejtime të dijes e mendimit shkencor shqiptar. Si institucion u shndërrua në qendër të kultivimit e zhvillimit pedagogjik shqiptar. U hartuan dhe u zbatuan plane, programe e tekste mësimore të përshtatura me kërkesat e kohës. Gjithashtu, ajo u shndërrua në një qendër të eksperimentimit e përvijimit të shkencave të zbatuara. Nëpërmjet botimeve të ndryshme u publikuan dijet, kërkimet dhe arritjet në fusha të ndryshme, të cilat u bënë një shtysë e parë për studiuesit e rinj në shumë fusha të shkencës shqiptare. Janë këto vlera që na bëjnë të pohojmë me krenari se Normalja me veprimtarinë e saj pedagogjike dhe shkencore për nivelet e arritura, fiton statusin e merituar të Universitetit të parë të përgatitjes së mësuesve në Shqipëri.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
4

Sulejmani, Prof Dr As Shaban, and Dr Rahim Jashari. "Lidhja Shqiptare e Prizrenit, faktor i zhvillimit kulturor dhe arsimor." Univers 20, no. 20 (May 20, 2019): 44–58. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v20i20.2576.

Full text
Abstract:
Shekulli XIX shënon për shqiptarët e të gjitha trevave një epokë të re, atë të Rilindjes Kombëtare, të lëvizjes për emancipimin e tyre ekonomik, politik dhe kulturor, për çlirimin nga osmanët dhe për bashkimin në një shtet të vetëm kombëtar. Fillimi i kësaj periudhe përkon me atë të Tanzimatit, kur Perandoria Osmane nisi të zbatonte një varg reformash, që synonin të forconin pushtetin e centralizuar osman, të cilat u shoqëruan me ngritjen e një aparati burokratik, me nëpunës turq, me shtimin e arbitraritetit të tyre në vjeljen e taksave dhe me vendosjen e shërbimit të detyruar ushtarak etj. Këto masa, krahas diskriminimit të gjithanshëm politik dhe kulturor të shqiptarëve (që nuk njiheshin si komb dhe nuk kishin të drejtën e mësimit në gjuhën amtare), shkaktuan një pakënaqësi të përgjithshme anembanë trevave shqiptare dhe nxitën reagime të ashpra kundërosmane. Në vazhdën e këtyre pakënaqësive, në vitet ‘30-‘50 të shek. XIX, shpërthyen kryengritjet e armatosura, të cilat vazhduan edhe në dekadat e mëvonshme dhe u shtrinë pothuajse në të njëjtën kohë në gjithë trevat shqiptare. Kryengritje të tilla antiosmane ndodhën në krahina të ndryshme shqiptare, që nga Kosova e Rrafshi i Dukagjinit dhe nga Shqipëria e Veriut deri në Myzeqe e Prevezë. Vargu i kryengritjeve të armatosura, ndonëse rezultuan të pasuksesshme për organizimin e një lufte të përgjithshme për realizimin e idesë kombëtare dhe krijimin e një shteti shqiptar. Çështja Lindore që shpërtheu në vitet 1875-1876 dhe sidomos lufta ruso-osmane e viteve 1977-1878 tronditi thellë popullin shqiptar. Kjo luftë do të mbyllet me Traktatin e Shën Stefanit (Yeşilkoyi i sotëm), të 3 marsit 1878, midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane. Nënshkrimi i këtij traktati “ishte një katastrofë absolute për osmanët” dhe rrjedhimisht edhe për shqiptarët që ishin nën sundimin osman. Fqinjët e shqiptarëve filluan copëtimin e “Arnautllukut”.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
5

Mehmeti, Dr Sadik. "Lidhja Shqiptare e Prizrenit." Univers 20, no. 20 (May 20, 2019): 34–43. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v20i20.2607.

6

Hykaj, Anisa. "“Shqiptarët 1830-1908”, libër me stil të lehtë dhe gjuhë të kuptueshme për të gjithë." Univers 24, no. 24 (September 25, 2023): 249–51. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v24i24.2932.

Full text
Abstract:
Historia e shqiptarëve daton mijëra vite më parë, duke kaluar në periudha të ndryshme historike, por një vend të veçantë në studimet e përgjithshme historike, zë periudha e ‘Zgjimit Kombëtar Shqiptar’, e njohur ndryshe si “Rilindja Kombëtare". Në librin e tij “Shqiptarët 1830-1908”, botim i tretë i plotësuar, dalë nga shtypi në vitin 2022, autori Ethem Çeku analizon thellë dhe shpjegon me imtësi marrëdhëniet e ndërlikuara të shqiptarëve me Perandorinë Osmane. Me një argumentim shkencor dhe interpretim akademik, studiuesi Çeku sjell të vërtetën historike e cila shpesh është politizuar nga popujt fqinjë. Nëpërmjet punës hulumtuese dhe interpretimeve të reja, ai zbërthen në imtësi raportet shqiptaro-osmane, duke u mbështetur në burime dhe literaturë të begatshme. Prof. Çeku e sjell këtë libër për lexuesin me një stil të lehtë dhe gjuhë të kuptueshme për të gjithë, duke dëshmuar njohuri e dije të thella në fusha të tilla si, historia, religjioni, kultura, diplomacia dhe nacionalizmi. Libri “Shqiptarët 1830-1908”, është 798 faqe, i ndarë në nëntë kapituj që sjellin për lexuesin një panoramë të gjatë të historisë së shqiptarëve përgjatë këtyre viteve. Autori ndalet gjatë në analizimin e zgjimit të nacionalizmit te shqiptarët, në kreun e parë të librit: Shqiptarët përballë reformave të Tanzimatit në vitet 60-70 të shek. XIX. Bazuar në faktin se shqiptarët si popull, ishin të fundit që u çliruan nga Perandoria Osmane, në historiografitë rajonale shpesh paraqitej mendimi, se zgjimi nacional te shqiptarët ndodhi më vonë se te kombet e tjera të Ballkanit. Por, parë nga sfondi më i gjerë historik, vihet re se zhvillimi i vetëdijes kombëtare të shqiptarëve lindi në të njëjtën kohë me atë të popujve të tjerë, edhe pse rruga që përshkroi ideja nacionaliste te shqiptarët, ishte e ndryshme.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
7

Mehmeti, Abdulla. "Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar." Diskutime 7, no. 23 (February 3, 2023): 210–17. http://dx.doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.539.

Full text
Abstract:
Shekulli XIX karakterizohet me ndërgjegjësimin e kombeve të Gadishullit Ilirik për krijimin e shteteve të tyre kombëtare, të cilët, kush më herët e kush më vonë, ia arritën këtij qëllimi, kryesisht përmes kryengritjeve të armatosura dhe luftërave për çlirim kombëtar nga zgjedha e Perandorisë Osmane. Kombi shqiptar, i cili ishte ngritur ndër të parët në luftë kundër robërisë pesëshekullore, edhe pse organizoi kryengritjen e Dervish Carës, që në gjysmën e parë të shekullit XIX, e cila i parapriu periudhës së lavdishme të Rilindjes Kombëtare, përmes një vale të madhe të kryengritjeve të njëpasnjëshme, nga Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës dhe sidomos Kryengritjet e përgjithshme të viteve 1910 dhe 1911, mezi arriti ta sigurojë mëvetësinë dhe ta shpall Pavarësinë e Shtetit Shqiptar, më 1912. Mehmet Pashë Deralla ishte njëri nga prijësit e kryengritjeve të fundit për çlirim dhe bashkim kombëtar, në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai ishte personaliteti më i shquar i cili e trashëgoi flakadanin e luftës për liri kombëtare nga vendësi i tij Dervish Cara, i cili e tronditi diplomacinë e atëhershme evropiane, me kryengritjen e tij nga më të mëdhatë në historinë e popullit shqiptar, pas Gjergj Kastriot Skënderbeut. Gjenerali nga Tetova, Mehmet Pashë Derallla, u zgjodh Ministër i Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, dhe njihet si themelues i Ushtrisë Shqiptare, si formacion i rregullt ushtarak në mbrojtje jo vetëm të pavarësisë së Shtetit Shqiptar, por edhe të tërësisë territoriale ku jetonin shqiptarët si popull autokton dhe me shumicë në hapësirat gjeografike kompakte në Gadishullin Ilirik. Rrethanat e mëvonshme, Luftërat Ballkanike, dy Luftërat Botërore, si dhe periudha e regjimit komunist në Shqipëri, Kosovë dhe viset e tjera shqiptare të mbetura nën okupimin e mëtejmë të shteteve fqinje, dëshmuan se lufta e popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar do të vazhdojë edhe më tej, deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, çlirimin e plotë të të gjitha territoreve shqiptare të ndara padrejtësisht nga trungu i shtetit të tyre kombëtar.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
8

Ombashi, Prof Asoc Dr Rahim. "Ndihmesa e ligjërimit libror të butë në begatimin shpirtëror të Shqipërisë së pavarur." Univers 19, no. 19 (September 10, 2018): 261–78. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v19i19.2997.

Full text
Abstract:
Gjithçka që erdhi në jetën kulturore dhe fetare shqiptare, veçmas me fillimet e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare, u përgatit me dashuri dhe kujdes nga prijësat, çka siguronte se do të jepte prodhim të mbarë. Kongresi i Alfabetimit i vitit 1908 tregoi se diversiteti i panevojshëm gjuhësor, mund të ndalej. Duke miratuar alfabetin latin, u dëshmua kahja pro perëndimore, ku Rilindja Evropiane kishte vënë në krye besimin te njeriu dhe njëherazi qasja me filozofinë lindore të evolucionit. Pozicioni komod midis Lindjes dhe Perëndimit, solli në letrat shqipe fjalët: Atdhe-Fe, hak (e drejta), mirësi, shpirt, Shqipëri, Shqipëtar, pari, pamvarësi, besë, optimizëm për të ardhmen, fanatizëm, mbrothësi, mirëkuptim, butësi, durim, tërther (N. Veqilharxhi: për sakrifikoj), përulësi, falje, zemër, libër, besim, besimtar, besnikëri, Rilindje Kombëtare, liri demokratike, fletore, mirëdashje, kryelartë, kalorës, burrni, mbarësi, falje, civilizim, filozofi, folklor, etni, traditë, epos, Homer, prijetar, liturgji, bashkëpunëtor, vëllazërim, mysliman, i krishterë, bektashi, franceskan, jezuit, ortodoks, Haxhi, Hafiz, At, Peshkop, Kryepeshkop, diplomat, orator, republikë, fisnik, blu, flamur i bardhë, qytetërim… të përcjella me grishjen për shpresë dhe besim për të ardhmen e kombit dhe atdheut, konteksti historik dhe kulturor, në të cilin ato u nyjëtuan, ndillnin urtësi gjatë marrëdhënies midis shqiptarëve, duke e përmirësuar realitetin kulturor, social dhe jo vetëm atë. Përkthimi i Biblës dhe pjesëve të Kuranit, u pasua nga sjellja në shqip e kryeveprave të letërsisë botërore, kulturës e shkencës. Publicistika, veçmas botimet e revistave nxitën diskutime mbi neo-shqiptarizmën, që predikonte ecjen përpara pa e dëmtuar traditën. Fjalët, togfjalëshat, emrat, nofkat, emërtimet dhe shprehjet: kryengritje, helmim, hakmarrje, politikë, gjykim politik ideologjik, dhunë revolucionare, prefekt, kryeplak, bashki, konservatorizëm, inat, halle, kështjellë, forcat tona, socializëm, kapitalizëm, materializëm, bej, aga, imperializëm, internacionalizmi proletar, proletkult, kolektiv, kolektivizim, kooperativë, mjerime, duhen qërruar tradhëtorët, pengimtarët më të këqij të zhvillimit kombëtar, lufta e klasave, mikroborgjezi, borgjez, autokritikë, egoizëm, moral proletar, zakone prapanike, fletërrufe, emancipim i gruas, aksionist, satrapi Zog, regjim antipopullor, i arratisur, vullnetar, pas(a-u)nik, varfanjak, Xhem komunisti, atentatori, zbor, kleçkë/njollë në biografi, rrethi familjar, dosje, tesër partie/rinie, anëtarësim, kulak, prapanik, fetar, shamia e kuqe, njësiti gueril, ylli i kuq me pesëcepa, organizata bazë, byro, rrethim, rruga “Komuna e Parisit”, “Shkolla e Kuqe”, oxhak, opingë…, të vendosura në kontekstet gjegjëse të kohës marrin vlerën e koncepteve, që grishnin dhe nxitnin urrejtje, prishnin vëllazërimin e lënë amanet nga të moçmit duke krijuar konflikte ideologjike dhe klasa antagoniste, përmes ligjërimit riosh i zëvendësoi hap pas hapi butësia e përcjellë nëpërmjet llojit të duhur të ligjërimit, që e kërkonte koha. Kur fjalë kyç doli politika/ideologjia, ajo zhvleftësoi gjithçka tjetër duke zyrtarizuar largimin ekstrem deri mohimin e së kaluarës, që u shoqërua me arsimim të mangët të mbështetur mbi trekëndëshin revolucionar mësim-punë prodhuese-edukim fizik dhe ushtarak. Njëherazi ligjërimi i butë libror, i marrë si metodë e praktikë komunikimi me shkrim dhe me gojë, pengoi sa mundi kuptimet e figurshme të fjalëve oxhak, opingë, bujk, bej, borgjez, bankier, klerik, bolshevik, proletar, komunist, ateist… duke u përpjekur të pengonte përhapjen e ideologjisë bolshevike, e cila gjeti strehë tek shtresa e mesme e sapokrijuar, që kryesisht mes qëndrimeve emotive iu bë krah përçarjes sociale, ligjëroi dhunën dhe hakmarrjen klasore, mbolli urrejtjen që mezi priste ardhjen e pesimizmit apokaliptik. Në anë të kundërt me iluzionet e përhapura prej saj, kultura e komunikimit fituar mes ligjërimit të butë libror ftonte dhe shpresonte për mirëkuptim, që i parapriu vëllazërimit kombëtar, si bazë për ecurinë e dëshiruar, veçmas në krijimin e ndërgjegjes kombëtare. Ndikimi ishte i dyfishtë. Ligjërimi i butë libror ndihmoi në forcimin e sedrës vetjake dhe në krijimin e ndërgjegjes kombëtare si dhe të pranimit të qëndrimit kritik pasuruar me filozofinë e evolucionit, por, nga ana tjetër, kjo lloj kujtese kolektive dha ndihmesën e vet në pasurimin e këtij lloji të komunikimit me anë të gjuhës. Baza e hedhur nga prijësat fetarë shqiptarë shërbeu si themel i shëndoshë për ecurinë e mëtejshme të kësaj prirjeje komunikimi masiv, e cila me kohë u përhap më gjerë mendësisë intelektuale, e cila nxitte për më shumë grurë sesa heroizma. Në përhapjen e tij ndihmuan fjalorët shpjegues shqip të kohës dhe kur u vyshk nga furtunat e kohës ideologjike moniste, u ndalua, u përçmua apo u përjashtua ligjërisht nga përdorimi në Atdhe, sepse filloi mbjellja e fjalorit politik revolucionar, që do të rriste mendësi e praktika revolucionare, atë e morën me vete dhe mundi të mbijetojë te mërgimtarët, kryesisht në SHBA, Itali, Gjermani e gjetiu, të cilët binomin Atdhe-Fe, si dëshmi e ndritur e ligjërimit të butë libror, e mbajtën gjallë.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
9

Shapllo, Dalan. "Disa tipare të romantizmit në letërsinë shqipe të rilindjes kombëtare." Studime Filologjike, no. 4 (October 11, 2023): 59–64. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v1i4.2962.

Full text
Abstract:
Në historinë e popullit shqiptar, periudha e Rilindjes kombëtare shënon një kthesë të rëndësishme. Kjo ishte koha e zgjimit kombë- tar, e luftës së ashpër kundër pushtuesve. Ishte koha kur mendimta- rët dhe letrarët tanë filluan të lozin një rol të rëndësishëm në formi- min e ndërgjegjes kombëtare, në luftën kundër armiqve të huaj, për të larguar errësirën dhe paditurinë dhe për të përhapur kudo «dritën*· dhe «mirësitë». Karakteri patriotik i luftës që bënte populli shqiptar në atë kohë, çastet e kthesës historike, mpleksja e lëvizjes për çlirimin nga pu- shtuesit me përpjekjet demokratike për të mbrojtur njeriun dhe për ta nxjerrë atë nga errësira, përcaktuan edhe parimet estetike të letër- sisë sonë të Rilindjes. Gërshetimi i ëndërrave, i pasioneve. i dëshira- ve të zjarrta për çlirim kombëtar dhe të gjithanshëm në këtë kthesë të rëndësishme historike, ishte baza shpirtërore për lindjen e një le- tërsie ku zotëronte romantizmi.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
10

Bexheti, Vebi. "Kontributi i Rexhep Vokës për edukimin në dijet humane dhe fetare të epokës së Rilindjes." Univers 23, no. 23 (February 16, 2023): 145–55. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v23i23.619.

Full text
Abstract:
Rexhep Voka mbeti një personalitet i shquar fetar, që e zgjidhi drejt raportin fe-atdhe dhe njëri nga veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare. Veprimtaria e tij praktike dhe teorike, ishte në shërbim të emancipimit shoqëror të bashkëkombasve të vet. Morali i tij si teolog dhe atdhetar përputhet me parimet themelore të moralit islam, pa i anashkaluar traditat kulturore shqiptare. Në këtë fushë ai mbetet edukator i veçantë si mësues e pedagog i mirëfilltë. Përvoja edhe e popujve të tjerë, atë e kishte mësuar se nuk kishte shembull në histori, që një komb të edukohej e të arsimohej në mënyrë të gjithanshme në gjuhë të huaj. "Deri të këndojmë në gjuhën tonë, kombit dije e terbije nuk mundemi me i dhanë", konstatonte Rexhep Voka. Ai jetoi dhe krijoi në kohën kur letërsia e bejtexhinjve ia kishte lëshuar vendin asaj të Rilindjes Kombëtare. Përkushtimi për gjuhën amtare dhe arsimimi i popullit ishin ndër detyrimet kryesore të rilindësve, fusha në të cilat përqendrohet kryesisht edhe Rexhep Voka. Veprimtaria krijuese dhe studimore e Vokës është e gjithanshme. Ajo përfshin botime didaktike fetare, gjuhësore, publicistike dhe mbledhje folklori. E gjithë veprimtaria e Rexhep Vokës synonte edukimin e brezave në shumë aspekte, sidomos bashkimin e tyre, pa dallime krahinore, fetare e dislektote, që njëherit ishte edhe themeli i ideve të rilindësve shqiptarë. Në veprën "Mendime", ai përveç tjerash shprehet: "Të mos themi ki muslimsn e ki i krishten, jo tosk e jo geg se xhith xhi imi shqiptar jemi ni fis e ni farë, mendim ky plotësisht në përputhje me idetë e rilindësve. Rexhep Voka si teolog, mendimtar, e iluminist, u krijua dhe u edukua në medresetë e Tetovës, institucione këto arsimore, fetare islame, që përgatitnin kuadër fetarë dhe administrativ, për të vazhduar pastaj shkollimin e lartë fetar në Stamboll, ku do njihet edhe me idetë përparimtare të atdhetarëve rilindës.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles

Books on the topic "Rilindja Kombëtare Shqiptare"

1

Ismaili, Ismail (Writer on Albanian history), compiler, ed. Letërkëmbime të rilindjes kombëtare shqiptare. Prishtinë: Arbi Ltd., 2014.

Find full text
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
2

Mile, Ligor K. Zejtaria fshatare shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare: Monografi. Tiranë: Marin Barleti, 2001.

Find full text
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
3

Kamberi, Mois. Dibra në periudhën e rilindjes kombëtare shqiptare. Tiranë: Maluka, 2012.

Find full text
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
4

Zelka, Luan. Mendimi shqiptar për gazetarinë: Nga fillimet e Rilindjes sonë Kombëtare deri në fund të viteve 1930 : trajtesa shkencore dhe antologji. Tiranë: "Globus R.", 2006.

Rrënjët e lisit: Artikuj për letërsinë e rilindjes. Tiranë: Shtëpia Botuese "Uegen", 2011.

Find full text
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
7

Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera. Tiranë: Pika pa Sipërfaqe, 2015.

Find full text
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
8

Manastiri vatër e Rilindjes Kombëtare Shqiptare: Shek XIX - deri në vitin 1912. Shkup: Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve, 2018.

Find full text
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
We offer discounts on all premium plans for authors whose works are included in thematic literature selections. Contact us to get a unique promo code!

To the bibliography